300 ha tokë nën ujë nga reshjet në qarkun e Shkodrës, nuk ka përmbytje të banesave
Mëngjesin e sotëm ka pasur përmirësim të ndjeshëm të situatës nga përmbytjet në bashkinë Shkodër. Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga raportoi se e vetmja pikë problematike që u raportua dje, në zonë e Anës së Malit, në rrugë hyrëse të Obotit, mëngjesin e sotëm nuk ka prani të ujit dhe qarkullimi vijon normalisht.
“Në gjithë bashkinë Shkodër ka një përmirësim të situatës. 300 ha tokë kanë prani uji, kryesisht në Anën e Malit dhe Gurit të Zi; është tokë e pambjellë dhe nuk ka rrezik për përmbytje të banesave”, raportoi gazetari.
Kuota e lumit Drin është 5.20 metra, disa centimetra nga kuota kritike është 5 metër e 90 cm, ndërsa kuota e liqenit është 1 metër poshtë pikës kritike duke e përjashtuar mundësinë për përmbytje.
LEXONI GJITHASHTU:
Përmirësohet situata nga përmbytjet, MM: S’ka rrezik për zonat e banuara
Rikthehet frika e përmbytjeve, 400 ha tokë nën ujë nga reshjet në qarkun e Shkodrës
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta