Rama për portin e ri: Të gjitha rrugët e Ballkanit Perëndimor do të çojnë në Durrës

12 Dhjetor 2022 | 12:13

Kryeministri Edi Rama thotë se porti i ri tregtar do t’i japë një zhvillim të madh Durrësit.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit, Rama u shpreh se falë punës që do të bëhet nga studio holandeze Royal Haskoning, të gjitha rrugët e Ballkanit Perëndimor do të çojnë në Durrës, duke vendosur një paralelizëm me shprehjen e vjetër të Perandorisë Romake se të gjitha rrugët të çojnë në Romë.

“Falenderoj të gjithë përfaqësuesit e vendeve të interesuara për këtë projekt. Dua t’i shpreh një falenderim të veçantë ustait të ardhur përsëri nga Holanda, Erik Oostwegel, i cili për hir të së vërtetës na ka ndriçuar rrugën me një aftësi të pashembullt që mishëron eksperiencën dhe dijen botërisht të mirënjohur të kompanisë Royal Haskoning.

Kjo na bën të ndihemi të sigurt që thënia e vjetër e Perandorisë Romake se të gjitha rrugët të çojnë në Romë, falë Erikut dhe grupeve të inxhinerëve dhe të analistëve të Royal Haskoning do të bëjë që të gjitha rrugët e Ballkanit Perëndimor të çojnë në Durrës”, theksoi kreu i qeverisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026