Porti tregtar në Porto Romano me PPP, Rama: 46% qeveria, 54% kompania fituese
Kryeministri Edi Rama deklaroi se puna në portin tregtar aktual nuk do të pengohet nga punimet për Portin e ri të Durrësit.
Gjatë prezantimit të projektit për portin e ri tregtar që do të zhvendoset në Porto Romano, Rama nënvizoi se 46% e këtij projekti do të financohet nga qeveria, ndërsa pjesa tjetër do të jepet me PPP.
“Pika tjetër shumë e rëndësishme është garancia 100% e kontrateve ekzistuese me të gjithë operatorët ekzistues, ata kanë kontrata të caktuara, kontratat janë të garantuara 100%, thjesht do të ketë spostime nga një vend në vend tjetër, por operacioni ligjor nuk do të pengohet për asnjë subjekt që do të dojë të vazhdojë operimin.
Nga studimi i kompanisë, faza e parë që është faza që bën zëvendësimin e portit, është 390 mln euro, një shifër e arsyeshme, ku 46% e vlerës do të financohet nga qeveria dhe 54% nga kompania që do të fitojë garën ndërkombëtare”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë