Gazetarja: Shqiptarët po ndryshojnë pajisjet shtëpiake për të kursyer energjinë
Teksa temperaturat ulen dita-ditës dhe dimri është gjithmonë e më pranë, qytetarët po gjejnë mënyrë alternative për t’u ngrohur por edhe duke u munduar të kursejnë energjinë elektrike.
Vitet e mëparshme ka pasur interes më të lartë për batanijet elektrike, por këtë vit, sipas tregtarëve nuk ka pasur kërkesa për të tilla, për shkak të çmimeve që reflektojnë drejtpërdrejt në konsumin e energjisë elektrike.
Gazetarja Deada Hyka tha në emisionin Good Morning Albanians, në Euronews Albania se shpenzimet e larta për shkak të rritjes së çmimeve, bëjnë që shqiptarët të gjejnë zgjidhje alternative për të kursyer energji elektrike.
Ajo tregoi disa nga gjetjet e revistës Monitor, ku rezulton se janë shtuar kërkesat për termoizolim të shtëpive apo ndryshim të dritareve në mënyrë që ngrohja të jetë më efektive.
“Ka pasur kërkesa të lartë për termoizolim, në qytetet e vogla por edhe në Tiranë, në shtëpi private dhe në pallate. Është një investim afatgjatë, edhe pse shpenzimi është i lartë. Një tjetër informacion vjen nga mobilieritë që thonë se ka kërkesa të shtuara për ndryshim të dritareve, nga druri dhe alumini në dritare me xham të dyfishtë për të ruajtur temperaturën”, u shpreh gazetarja Hyka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet