Rama i prerë: 3 inceneratorët duheshin bërë, i shërbejnë komunitetit
Kryeministri Edi Rama insistoi se ndërtimi i inceneratorëve në Fier, Elbasan dhe Tiranë është diçka që duhej bërë, pasi tanimë i shërben komunitetit.
Në një deklaratë për mediat, pyetur në lidhje me disa publikime, sipas së cilave, ish-zëvendës kryeministri dhe ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka përfituar pagesa nga Klodian Zoto për udhëtime jashtë vendit, Rama tha se nuk ka koment dhe nënvizoi se për këtë duhet të priten hetime.
“Unë di që, edhe një herë tjetër e përsëris, janë tre vepra, në Fier, në Elbasan dhe në Tiranë, për të cilat, 100 herë po të kthehesha mbrapsht, 100 herë do thoja që duhen bërë dhe të cilat, sot janë në shërbim të komuniteteve. Ajo e Elbasanit është pronë e komunitetit tanimë, pra një investim i bërë që është sot pronë e komunitetit. Ajo e Fierit është e destinuar të jetë pronë e komunitetit. Ajo e Tiranës ka shpëtuar një herë e mirë Tiranën nga plehrat dhe nga gjithë fagma.
Nëse nisemi për në një betejë dhe kemi një qëllim të caktuar, dikush apo disa që janë nisur për të arritur atë qëllim, këpusin edhe dardha, edhe mollë për t’i futur mbas shpinës sime, kjo është një çështje që nuk e kanë me mua, por e kanë me drejtësinë. Ndërsa, për rastin konkret, nuk kam asnjë koment për të bërë, sepse nuk mund të bëhen akuza, spekulime mbi copa të dhënash që janë për t’u hetuar”, theksoi kreu i qeverisë.
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni