Hetimi i Gërdecit si tragjedi ka marrë fund, po hetohen procedurat e ‘Berishës’
Gazetari Poli Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se hetimi i Gërdecit si tragjedi ka marrë fund dhe se tani po hetohen procedurat e ndjekura nga qeveria Berisha.
“Kjo është rihapur pas një denoncimi për zotin Mediu të zonjës Durda dhe kjo ka vazhduar dhe tani po hetohet si aferë shtetërore,” – u shpreh Hoxha.
Sipas tij edhe në këtë çështje që është rihapur për hetim shtrihet zinxhiri i qeverisë.
“Zoti Bumçi atëherë kishte një rol, duhet të jepte një pranim për ministrinë e Mbrojtjes. Çështja e firmës për mua ka pak rëndësi. Po të jetë e vërtetë është bërë në formën e një servilizmi, siç ndodh zakonisht,” – u shpreh gazetari.
Shkresa e dërguar Shkëlzen Berishës, sipas Hoxhës, mund të jetë e falsifikuar, ama Bumçi nuk është futur në SPAK vetëm për çështjen e firmës. Gazetari tha se ai është pyetur për shumë çështje të tjera nga sa u tregoi gazetarëve që e prisnin jashtë godinës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta