Celibashi për 14 majin: Identifikimi dhe votimi elektronik, të mbrojtura nga sulmet

14 Dhjetor 2022 | 15:42

Listat e votuesve, por edhe sistemet e tjera teknologjike që do të përdoren në zgjedhjet lokale të 14 majit, janë të mbrojtura nga sulme të mundshme kibernetike.

Garancinë e dha sot Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë një takimi ku u diskutua për sigurinë kibernetike të proceseve zgjedhore.

“Fakti që qoftë procesi i identifikimit elektronik, ashtu edhe i votimit elektronik nuk janë të lidhura me rrjete të jashtme, nuk lidhen me internetin, janë rrjete të mbyllura, ofron garanci maksimale në kuptim të pamundësisë për të qenë të sulmuara nga faktorë apo aktorë të tretë”, theksoi ai.

Por edhe pse për momentin sistemet janë të sigurta, Celibashi bëri thirrje që të vijohet të investohet për të rritur sigurinë kibernetike të sistemeve zgjedhore.

“Megjithatë, do të vijë koha dhe momenti që në një mënyrë ose në një tjetër, këto sisteme do të duhet të komunikojnë, duke shfrytëzuar rrjetin e internetit, minimalisht për të bërë transmetimin e rezultatit apo të dhënave përkatëse, ndaj është e rëndësisë së dorës së parë që ne të tregojmë të gjithë kujdesin e duhur përsa i përket çështjes së sigurisë”, u shpreh Celibashi.

Për zgjedhjet e ardhshme, KQZ ka kërkuar një shtim të bashkive ku do të implementohet votimi dhe numërimi elektronik, por kërkesa ende nuk është miratuar nga Kuvendi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026