Korrupsioni në PE, Romano Prodi: Vuajtje për Evropën, gjithçka të bëhet transparente
Ish-presidenti i Komisionit Europian dhe ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi ka komentuar për Euronews Albania zhvillimet më të fundit në Parlamentin Europian, ku ish-zv.kryetarja e këtij institucioni dhe disa eurodeputetë të tjerë janë vënë nën akuzën e korrupsionit.
Në një intervistë ekskluzive, Prodi u shpreh se gjithçka në lidhje me këtë çështje duhet të bëhet transparente, pasi në të kundërt, si mund të besojnë në BE, vende si Shqipëria, që aderojnë për anëtarësimin në union.
“Më ngjall shumë trishtim. Nuk i kam shumë informacionet e fundit, pasi kam pothuajse 20 vite që jam shkëputur, por është vuajtje për Evropën. Shpresoj që gjithçka të bëhet transparente dhe të dalë në dritë, pasi përndryshe si do të besojë Shqipëria te Bashkimi Evropian?”, theksoi ai.
Sipas tij, ka nevojë për reagim për këtë çështje, pasi një rrezik që i kanoset gjithmonë demokracisë, është korrupsioni.
“Do të thotë se tashmë ka nevojë për reagim për këto çështje. Nëse reagohet siç reagohet në demokraci, ky rast mund të bëhet një dhe element bashkimi. Sepse, shikoni një rrezik që i kanoset gjithmonë demokracisë është pikërisht korrupsioni. Është një problem botëror dhe risk për çdo demokraci në botë”, tha Prodi.
LEXONI GJITHASHTU
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë