A ka pasur komunikim me Nanon dhe Berishën? Romano Prodi: Takova zyrtarë të tjerë
Ish-presidenti i Komisionit Europian dhe ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi deklaroi se nuk ka pasur komunikim me ish-kryeministrin Fatos Nano dhe kreun aktual të Partisë Demokratike, Sali Berisha, të cilët i konsideron miq të vjetër.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Prodi bëri të ditur se nuk ka zhvilluar takime me ta, duke theksuar se si Nano dhe Berisha janë larguar nga postet qeveritare që kanë mbajtur, megjithëse ky i fundit është ende aktiv në politikën shqiptare.
Ndër të tjera, Prodi nënvizoi se ka takuar ata politikanë që përfaqësojnë dhe drejtojnë institucionet shtetërore.
“Jo nuk i kam takuar, pasi ata tashmë janë larguar, siç edhe jam larguar edhe unë në fakt. Berisha në fakt është ende aktiv, por unë kam takuar ata politikanë që përfaqësojnë dhe drejtojnë institucionet shtetërore.
Unë kur kam qenë kryeministër i Italisë kam dashur që të bie dakord dhe të kemi komunikime me të dy, si Nanon dhe Berishën, sepse raportin e kemi me popullin shqiptar. Edhe kur ka pasur tensione, asnjë herë nuk kam dashur që politikane italianë të vinin dhe të bënin fushatë në Shqipëri, sepse Shqipëria është një vend më vete”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 20:31 Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 20:20 Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri
- 19:50 Trump: Tarifa 100% për vendet evropiane që vendosin taksën dixhitale për kompanitë amerikane
- 19:43 Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:33 Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
- 19:31 Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…