Ekskluzive | Romano Prodi: Ballkani Perëndimor të integrohet sa më shpejt në BE

14 Dhjetor 2022 | 16:07

Ish-presidenti i Komisionit Europian dhe ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe procesi nuk duhet të vijojë të zvarritet.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Prodi u shpreh se kur ai kishte drejtimin e Komisionit Europian, unioni u zgjerua me 10 shtete njëkohësisht.

“Nëse doni të dini mendimin tim, jam shumë i inatosur. Sepse vendime të tilla historike duhet të merren shpejt dhe të jepet mesazhi që ka miqësi mes dy palëve dhe më pas të shkohet përpara.

Kur unë isha në drejtimin e KE ne e zgjeruam BE me 10 vende njëherësh. Kishte nga ata që nuk ishim me të njëjtin progres, por historian a thoshte që nëse nuk vepronim në atë moment Europa do të shkonte më keq”, theksoi ai.

Se kur do të përfundojë procesi i integrimit, Prodi tha se:”Këtë nuk di ta them, por duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Kur u zgjat hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, u mërzita shumë.”

Sipas tij, integrimi ka të bëjë vetë me Bashkimin Evropian dhe jo për t’i dhënë një mesazh presidentit rus, Vladimir Putin.

“Problemi nuk është një çështje e sigurisë apo NATO, por po flasim për Bashkimin Evropian. Kjo është pikëpamja ime dhe këtu nuk ka të bëj as Putin e askush tjetër, pasi unë e konsideroj Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si pjesë të Bashkimit Evropian dhe pikë”, deklaroi Prodi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026