Shenjat e para të skoliozës, edhe fëmijët të rrezikuar
Qëndrimi ulur për orë të tëra përpara kompjuterit, përdorim i gjatë i telefonit janë ndër shkaktarët kryesorë të deformimit të shtyllës kurrizore. Më të prekur janë fëmijët.
‘Fillimisht shihet ekuilibri tek shpatullat, janë në një nivel apo jo, e dyta shihet këndet e poshtme të shpatullave pastaj fëmija përkul kokën fillimisht pastaj vënë duart përpara dhe përkulet 90 gradë kur koka është në maksimum e përkulur duke takuR mjekra tek gjoksi. Aty shikohet disniveli midis shpatullave, këtë mund ta bëj kushdo prandaj apeli im është për mësuesit e fizkulturës, mjekët e shkollave dhe stomatologët’, u shpreh Harun Iliazi, mjek ortoped.
Specialisti këshillon trajtimin e hershëm të kësaj sëmundje, pasi në të kundërt duhet t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale.
‘Kolonën vertebrale e konsiderojmë si me qenë direku i një anijes me vela dhe me litarë. Ato litarët dhe velat e mbajnë direkun e anijes drejtë, neve na e mbajnë muskujt. Devijimi nga ky aks i drejtë anash hark dhe harku tjetër dhe çdo pjesë harku ky quhet këndi COBB. Në varësi të këtij këndi ndërtohet protokolli si do të trajtohet. Nëse është brenda 0-20 gradëve trajtohet fizioterpi plus ushtrime plus dhe noti. Nga 20-45 gradë atëherë është e detyrueshme vendosja e kurseve. Po kaloj 40 ose 45 gradë është kirurgjia”, tha mjeku.
Shumë fëmijë rrezikohen nga skolioza për shkak të peshës së çantës së shkollës.
‘Bota jashtë ka bërë shumë zgjidhje me çanta të personalizuara që i marrin masën e fëmijës bëjnë që ajo peshë që ka çanta të shpërndahet sa më shumë në kurrizin e fëmijës. Janë disa valixhe që tërhiqen dhe ajo do të ishte ideale. Strategjia e trajtimit ka të bëj shumë me kohën kur ti e zbulon këtë se po shkoj fëmija 15-16 vjeç si me thënë nga fidan është bërë pemë shkon drejt kirurgjisë pastaj’, tha ai më tej.
Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetit ngarkesa që një fëmijë duhet të mbajë mbi supe nuk duhet të kalojë 10% të peshës trupore të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq