Pyetja që vuri në siklet Altin Dumanin
Altin Dumani ishte kandidati i dytë që u paraqit në KLP për të shpalosur platformën e tij për kreun e SPAK.
Dumani u shpreh se është shumë i motivuar për të garuar për kreun e SPAK, ndërsa theksoi se e sheh punën në SPAK si mision.
Gjatë seancës së pyetjeve, Dumani u pyet se cili është elementi që sheh tek vetja që do ta bëjë të dalë ballëhapur para shqiptarëve pas 3 vjetësh dhe të provojë se ka sjellë shpresë.
Përulësia, qëndrueshmëria dhe të qenët i pacenueshëm nga asnjë lloj vesi janë garancia e tij, tha Dumani, bashkë me aftësinë për të injektuar frymë grupi.
Në fakt kjo ishte pyetja që e vuri në siklet, por gjithsesi ai nuk hezitoi të përgjigjej.
“Është e vështirë të flasësh për veten, por kam folur edhe para jush, kudo ku kam punuar në 23 vjet, që kur kam qenë oficer i policisë gjyqësore e deri sot kam treguar angazhim maksimal për të jetuar, provuar akuzat, një qëndrueshmëri. Garancia nëse më jepet mundësia është pikërisht kjo që kam ndërtuar deri tani qoftë në profilin e prokurorit ku kam qenë modest, i përulur, i pacenueshëm nga asnjë lloj vesi, me përkushtim maksimal për të injektuar frymën e grupit, jemi si duart, ndihmojmë njëri-tjetër”, u përgjigj Dumani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj