Vezaj: Prania e Yuri Kim-it në KLP, mesazh që anëtarët nuk duhet të influencoheshin
Gazetari Flamur Vezaj thotë se prania e ambasadores amerikane, Yuri Kim në mbledhjen e KLP-së, para votimit për kreun e ri të SPAK-ut, ishte një mesazh që anëtarët nuk duhet të ndikoheshin apo influencoheshin.
Në një intervistë për Euronews Albania, Vezaj u shpreh se prej ditësh, është diskutuar se persona pranë kryebashkiakut të Tiranës apo edhe pranë deputetëve të Partisë Socialiste, kanë lobuar për Edvin Kondilin.
“Vetë prania e ambasadores amerikane në mbledhjen e KLP-së, ishte një mesazh i fortë ndaj anëtarëve të KLP-së, që ata nuk duhet të ndikohen apo të influencohen. Ç’është e vërteta, prej ditësh është diskutuar që persona të caktuar, qoftë pranë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, apo pranë deputetëve të Partisë Socialiste po lobonin fort për emrin e Kondilit që të zgjidhej pranë KLP-së, ka bërë që ambasadorja amerikane të dalë disa herë me deklarata publike.
Fakti tjetër që Rama u shfajësua, duke thënë, sidomos me reagimin e fundit, që ja zgjedhja e KLP-së nuk kishte influencë nga ana jonë, fakti që votat se kush persona kanë votuar për Dumanin dhe Kondilin, le për të kuptuar se kush persona kanë lobuar për Kondilin që të afrohet në krye të SPAK-ut”, theksoi ai.
Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i SPAK-ut. Dumani mori 5 vota, ndërkohë Edvin Kondili 4 vota dhe 1 votë Adnan Xholi.
Në sallë mungonte 1 nga 11 anëtarët e KLP-së që votuan për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut.
Dumani i cili do të zërë vendin e Arben Krajës që nga e hëna e 19 dhjetorit, do të jetë në krye të SPAK-ut për 3 vitet e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 07:38 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet