Argjentina kampione bote në futboll, detajet nga ndeshja
Argjentina është shpallur kampion i botës në futboll. Skuadra mposhti kampionin e deritanishëm, Francën.
Synimi i madh i skuadrës së Lionel Scalonit për ta fituar këtë ndeshje u pa në fushë që nga minuta e parë duke e dominuar Francën në çdo aspekt.
Goli i parë erdhi në minutën e 23’ kur kapiteni dhe ikona e Argjentinës, Lonel Messi realizoi nga penalltia për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Edhe pas golit të parë, argjentinasit nuk u ndalën. Kjo këmbëngulje u shpërblye në minutën e 36’ kur Angel Di Maria realizoi për 2-0 pas një asistimit të bukur nga Mac Allister duke shkuar në pushim me epërsi solide.
Situata në pjesën e dytë ndryshoi në 10 minutat e fundit kur në skenë u shfaq Mbappe me dy gola brenda dy minutave (80’ dhe 82’), njërin nga penalltia e tjetrin nga loja e hapur për të barazuar rezultatin duke bërë kështu që ndeshja të shkojë në shtesa, dy herë nga 15 minuta.
Në shtesën e parë të dy ekipet treguan lojë të kujdesshme duke mos rrezikuar për të pranuar gol dhe rrjedhimisht u zhvillua një lojë e barabartë.
Por, me të filluar 15 minutëshi i dytë i shtesave, Argjentina sërish u tregua më kërkuese duke e sulmuar Francën dhe kur po zhvillohej minuta e 109’, Lionel Messi u rishfaq sërish në skenë për të shënuar për 3-2.
Por, drama nuk përfundoi. Atë nuk e lejoi sërish Kylian Mbappe që u rishfaq në minutën e 118’ për të realizuar për 3-3 nga penalltia.
Me këtë rezultat përfundoi gjithçka sa i përket lojës së hapur dhe skuadra shkuan në penallti, aty ku më e suksesshme u tregua Argjentina duke fituar me rezultat 4 me 2.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta