“Pseudonimi Gucci”, zyrtari kolumbian rrëfen historinë e arrestimit të shqiptarit
Denis Savri ose Denis Kliromani, i njohur me pseudonimin “Gucci”, është një nga shqiptarët i cili u arrestua në Kolumbi me kërkesë të Interpolit.
Kreu i Qendrës Kombëtare për Analizën Kriminale, Hetimin Penal dhe Interpolin, Diego Fernando Leon Suarez tregoi në Review se nuk kishin një informacion të saktë për aktivitetin kriminal të Denisit.
“Autoritetet ndërkombëtare kishin interes të veçantë për arrestimin e tij,” – tregoi Suarez.
Ai shtoi se janë në dijeni që ka një komunitet shqiptar në Kolumbi. Sipas tij ka njerëz që jetojnë atje komfort ligjeve, siç ka dhe persona të tjerë që janë të përfshirë në aktivitet kriminal.
“Në vitin e fundit kemi realizuar kapjen e 3 personave me origjinë shqiptare. Ne po studiojmë lidhjet që kanë shqiptarët me organizatat kriminale. Megjithatë nuk ka prezencë të strukturave kriminale nga Shqipëria apo Ballkani. Janë thjesht të dërguar që kanë për detyrë të vendosin kontakte për të materializuar trafikimin,” – u shpreh Suarez.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:16 Rekord i ri i temperaturave, qershori 2026 më i nxehti i regjistruar në Evropën Perëndimore
- 19:08 Pakistani dhe Katari po punojnë për të rikthyer Iranin dhe SHBA-në në tryezën e negociatave
- 19:07 Manchester United zbulon planet për stadiumin e ri me kapacitet 100 mijë tifozë
- 19:02 Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
- 18:58 Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen
- 18:52 Lapsusi i Trump në Samitin e NATO-s, ngatërron Iranin me Japoninë (VIDEO)