Rudi Vata: Mbappe nuk mund ta arrijë nivelin e Messit
Ish-futbollisti i Kombëtares, Rudi Vata thotë se anësori francez, Kylian Mbappe nuk do mund të arrijë nivelin e argjentinasit, Lionel Messi.
Në një intervistë për Euronews Albania, Vata u shpreh se Messi ka mbatur një standard për 18 vite, aq sa portugezi, Cristiano Ronaldo.
Sipas tij, të dy kanë qenë lojtarë të përkushtuar dhe me këmbë në tokë.
“Ka që në vitin 2004, që ky djalë që rritet dhe vazhdimisht rritet. Ju flisni për Mbappe-në, por Mbappe-ja ka luksin më të madh që të punojë me Lionel Mesin dhe Neymar-in, që janë talente shumë më të mëdhenj se Mbappe. Mbappe-ja nuk ka mbërritur në nivelet e Lionel Messit dhe jam i sigurt që nuk mund të mbërrijë.
Që të jesh në një standard të tillë, prodhon gola, prodhon aksione, prodhon suksese, është e pamundur që ta mbash. Këta të dy e kanë mbajtur në një mënyrë të jashtëzakonshme, do të hyjnë përgjithmonë në histori”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta