‘Mentalitet i sëmurë’, Rudi Vata: Në Shqipëri paguajnë për të luajtur me Kombëtaren

19 Dhjetor 2022 | 11:13

Ish-futbollisti i Kombëtares, Rudi Vata ka lëshuar akuza të forta, duke thënë se në Shqipëri, lojtarë paguajnë në mënyrë që të aktivizohen me ekipin kombëtar.

Në një intervistë për Euronews Albania, Vata u shpreh se kjo është një nga arsyet se përse Shqipëria nuk ka progres në futboll, duke e cilësuar këtë si një mentalitet të sëmurë.

“Është mentaliteti që kemi ne. Nëse ti nuk ndërton mentalitet patriotik, jo mentalitet tradhtar, se nuk mund të jesh edhe patriot, edhe të thuash jam krenar që jam shqiptar, e pastaj i bën puçin skuadrës shqiptare në ndeshje të veçanta. Brezave të rinj u mohon të drejtën. Kush ta jep ty të drejtën që mos t’i japësh hakut atij që e meriton?

Unë e kuptoj se pse nuk funksionon dhe pse nuk progreson Shqipëria, sepse është ky mentaliteti, mentaliteti që njerëzit mendojnë që duhet të paguash që të bëhesh lojtar i Kombëtares, të 15,17,19, 21-vjeçarëve. Prandaj, njerëzit nuk mund të mendojnë që të ecin para me këtë lloj kulture, kjo është kulturë që mund të përfitosh si individ diçka, por e ardhmja është e trishtueshme”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026