Ish-ambasadori: Forcat serbe në Mal të Zi do kërkojnë referendum kundër pavarësisë
Ish-ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha deklaroi se forcat serbe në Mal të Zi do kërkojnë një referendum kundër pavarësisë të shpallur në vitin 2006.
Në një intervistë për Euronews Albania, Dinosha u shpreh se këto forca, shohin shansin e fundit për të kapur qeverinë në Malin e Zi.
“Unë sot lexova, pikërisht sot, një intervistë të zotit Andrija Mandiç, i cili është njeriu kryesor i Frontit Demokratik, është krye të një partie serbe dhe ai i ka të qarta dhe të hapura mendimet e veta. Ka thënë, një vullnet popullor ishte në vitin 2006, duke menduar për referendumin për pavarësi, por mund të vijë koha që të ketë një vullnet tjetër popullor dhe ne do ta testojmë.
Për pavarësinë dhe për ndërrimin e politikave perëndimore të Malit të Zi. Unë kam qenë gjatë edhe në parlament, ish-koleg me të. Ai ka kohë që është në parlamentin e Malit të Zi si përfaqësues i një partie serbe, e cila udhëheq Frontin Demokratik dhe kam bindjen se këto forca shohin shansin e fundit që të kapin qeverinë në duart e veta”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve