Shqipëria hua 30 mln €, Peleshi: Do blihen 2 helikopterë, pajisje për zjarrfikësit

19 Dhjetor 2022 | 13:21

Qeveria shqiptare ka marrë një hua prej 30 milion euro me qëllim ngritjen e një sistemi të mbrojtjes civile.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe është prezantuar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ky i fundit tha se me këtë ndihmë synohet që të ndërtohet një qendër e mbrojtjes civile, pjesë e së cilës do të jenë salla operacionale të lidhura me qendrën, ndërtimin e strukturave të kërkim shpëtimit, blerjen e pajisjeve për fatkeqësitë natyre, mes tyre edhe helikopterë për shuarjen e zjarrit.

“U miratua projekt vendimi mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e sistemit të mbrojtjes civile. Italia është angazhuar për të mbështetur mbrojtjen civile në formë huaje 30 milion euro. U miratua sot me VKM. Dhe do të bëhet aktive. Kredia është për mbështetjen e mbrojtjes civile. Do ndërtohet një qendër e mbrojtjesh civile. Më pas në të gjitha prefekturat 12 prej tyre dhe do ndërtohen salla operacionale të lidhura në rrjet.

Tek 4 qendrat e mbrojtës civile, do ketë struktura të Kërkim Shpëtimit, do kemi edhe trajnimin e tyre. Do kenë të gjitha pajisjet për fatkeqësitë natyrore. Për Zjarrfikësit parashikohet të blihen automjete dhe pajisje. Pjesë e kredisë do të jenë edhe blerja e mjeteve ajrore për zjarret gjatë verës. Pra do shtojmë dy mjete ajrore që nuk i kemi pasur. Do ketë edhe një kamp trajnimi për zjarrfikësit. Ky kamp do jetë e pajisur me laboratorë të ndryshëm”, tha Peleshi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026