“Ku ka grekë në Himarë? Të hapet çështja çame”! Debat mes Kocaqit dhe Barkës
Çështja e pronave në Himarë përplasi në debat studiuesin Panajot Barka dhe historianen Elena Kocaqi.
Në një intervistë për Euronews Albania Barka u shpreh se zvarritja e çështjes së pronave në Himarë ka për qëllim asimilimin.
Sipas Kocaqit, nuk mund të flitet për asimilim në Himarë, ku shumica e banorëve janë shqiptarë.
“Shumica shqiptarë janë në Himarë. Ku ka ndaluar ndonjëherë shteti shqiptar njëri në Himarë të deklarohet grek, problemi nuk është me deklarimin. Ka dy lloj etnish, etni prej gjaku siç jemi ne shqiptarët dhe tjetër me deklarim, që nuk dua të jem kështu, po dua kështu. Shqipëria ka ndjekur etninë e gjakut, është edhe kjo tjetra, që e dëmton Shqipërinë ndaj duhet pasur kujdes”, tha Kocaqi, teksa kërkoi të hapet çështja çame.
“Për himarjotët se çfarë janë, duhen pyetur ata. S’mund të pretendojmë të ngremë pretendime për arvanitasit, ata nuk e njohin termin shqiptar që ka dalë vonë. I mëshoj idesë që të hapet çështja çame se unë kam dosje të nazizmit gjerman dhe jam dakord të hapen. Nuk ka çështje çame në mënyrë unike politike. Nëse ka individë që ka të drejtën e pronës, të shkojë t’i marrë duke shfrytëzuar legjislacionin shqiptar dhe grek”, u shpreh Barka.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit