Deti dhe Minoriteti, Mitsotakis përsëri në Shqipëri, e zbulon Fredi Beleri

11 Dhjetor 2022 | 21:17

Kreu i OMONIA-s Fredi Beleri ndërhyri përmes një lidhjeje telefonike në emisionin Review në Euronews Albania ku tregoi se me gjithë anulimin e vizitës në Himarë, ai është takuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Tiranë.

Beleri u shpreh se Mitsotakis do të kthehet në Shqipëri përpara Krishtlindjeve për të realizuar vizitën e anuluar në Himarë, Livadhja dhe Dropull.

Beleri u shpreh se në Himarë 90 për qind e vendasve deklarohen grekë, por censusi do të jetë ai që do ta përcaktojë më mirë këtë edhe për ata që janë mosbesues.

“Jemi takuar në Tiranë në kuadër të samitit, bashkë me Vangje Dulen, ishte një takim zyrtar me krerët e minoritetit. Kërkesat tona janë: pronësia, të zbatohet ligji 2017 për vetëdeklarimin dhe të na jepet e drejta për një gjimnaz në gjuhën greke. Mitsotakis do vijë në Himarë përpara Krishtlindjeve për të bërë vizitën e anuluar. Do jetë edhe në Livadhja dhe Dropull”, tha Beleri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026