Pendarovski: S’do ketë drejtësi në RMV nëse nuk shohim gjykatës e prokurorë në burg
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski kritikoi pushtetin gjyqësor, por edhe politikanët dhe institucionet tjera për praninë e lartë të korrupsionit në vend.
Gjatë fjalës së tij këtë të enjte, në fjalimin vjetor, Pendarovski tha para deputetëve se nuk do të ketë drejtësi, dersa janë të lirë gjyqtarë dhe prokurorë që marrin vendime skandaloze me motive korruptive.
Për Pendarovskin, e njëjta duhet të vlejë edhe për politikanët, që sipas tij janë shkaktarët e humbjes së besimit në organet e drejtësisë, shkruan REL.
“Nuk ka drejtësi nëse nuk ka politikanë aktualë në burg për korrupsion, por drejtësi nuk do të ketë derisa të jenë të lirë gjyqtarët dhe prokurorët që marrin vendime skandaloze që ndoshta fshihen pas motiveve korruptive. Shteti duhet t’i vendosë kriminelët në burgje të tipit të mbyllur pasi në të kundërtën ata do të vazhdojnë të përdorin paratë e vjedhura nga populli për tu paraqitur para qytetarëve si të ndershëm dhe të virtytshëm.
Nuk duhet të ketë vetëm arrestime për publikun, por dënime të gjata me burg dhe kthim të pasurisë së vjedhur. Por duhet respektohet edhe prezumimi i pafajësisë, të mos i dënojmë njerëzit në publik para se të jenë dënuar nga një gjykatë kompetente”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve