Analisti: Arsyeja e vërtetë pse Mitsotakis erdhi në Shqipëri

23 Dhjetor 2022 | 10:51

Analisti Alban Daci deklaroi se vizita e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, në jug të Shqipërisë, lidhet me çështje të brendshme të Greqisë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Daci nënvizoi se Mitsotakis kërkon vota nga nacionalistët grekë.

Sipas tij, Greqia nuk ka forcën e duhur për të ndikuar në raportet e Shqipërisë me Turqinë.

“Unë mendoj që çështja e vizitës së kryeministrit grek, është një çështje e brendshme e Greqisë për vota, për të marrë pak nga ato nacionalistët grekë, votat që ndoshta i duhen për të fituar zgjedhjet.

Mendoj që situata në rajon është më e thellë sesa kaq dhe shumë më e rrezikshme sesa kaq. Jo, kjo nuk ka lidhje, sepse Greqia nuk ka as forcë që të ndërhyjë në raportet me Turqinë, por çështja është më e thellë sesa kaq”, theksoi ai.

Ditën e djeshme, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vizitoi Himarën dhe Derviçanin, ku takoi banorë të zonës.

Në Derviçan, Mitsotakis u prit nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026