Votimi për Avokatin e Popullit, Berisha: I turpshëm, Rama hodhi poshtë kandidaturat
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka konsideruar të turpshëm votimin për Avokatin e Popullit dje në Kuvend.
Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Rama hodhi poshtë kandidaturat e paraqitura nga opozita.
Sipas Berishës, Rama kërkon të vendosë kandidatin e tij në mënyrë që të ketë nën kontroll edhe institucionin e Avokatit të Popullit.
“Parlamenti e mbylli vitin në mënyrën më moniste. Të gjitha pushtetet, përveç kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, tani i shkojnë qeverisë. Të gjithë kandidaturat që ishin në listë për t’u votuar, gjykoj se ishte lista më dinjitoze që është paraqitur ndonjëherë. Aty kishte përfaqësues të të përndjekurve politikë si Besim Ndregjoni, i cili gëzonte mbështetje të gjerë të shtresës së tij dhe një kandidaturë e përkushtuar ditë dhe natë për të drejtat e njeriut; ishte edhe veprimtari i shoqërisë civile Altin Goxhaj.
Ishin edhe juristë të njohur, të rinj, përfaqëues të gjeneratës së re si Dorian Gjokmarkaj dhe Ilir Dervishi. Pra ishin një numër i konsiderueshëm, dhe të gjithë ata u hodhën poshtë vetëm pse Edi Rama nuk pranonte asnjërin prej tyre, përveç atij që donte vetë. Ajo që patë në këtë proces ishte, do të thosha, procesi më i turpshëm me të cilin Edi Rama haptas kërkoi të pushtojë të vetmin institucion që ai nuk e kontrollon. Në traditë të këtij vendi dhe vendeve të tjera është respektuar parimi i Avokatit të Popullit të emëruar nga opozita”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve