Bejko: Rama i lidhur fort me oligarkët e krijuar nga Berisha

23 Dhjetor 2022 | 12:22

Pedagogu Roland Bejko ka komentuar debatet e ditës së djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Gazment Bardhi në seancën plenare, ndërsa është diskutuar për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Rama është i lidhur fort me oligarkët, ndërsa shtoi se këto të fundit i ka krijuar kreu i PD-së Sali Berisha.

Ndër të tjera, ai theksoi se investimet e mëdha që janë bërë, pas të cilave fshihen dhe afera korruptive, janë të favorizuara nga qeveria.

“Bardhi me reagimin e tij çoi bisturinë shumë thellë plagës së pushtetit. Në parlament ka dhunë verbale nga kryeministri drejt deputetëve, nga deputetët drejt kryeministrit. Në parlament i ka humbur vlera akuzës, kur ajo bëhet pa fakte dhe pa prova. Akuzat e rreme dalin shpejt. Ajo që tha Bardhi u reflektua në mënyrën se si reagoi Rama. Dihet që Rama është i lidhur fort me oligarkët, por këta nuk janë oligarkët e Ramës, janë oligarkët e krijuar nga Berisha. Po të dëgjoni në ‘Foltore’ nuk i përmendin kurrë emrat e tyre, i quajnë vetëm biznes i madh. Tani janë biznes i madh, por kanë investime të favorizuara nga qeveria.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026