Zhani Ciko vlerëson Elsa Lilën: Super talent, vjen nga një jetë me nota dramatike

24 Dhjetor 2022 | 13:31

Zhani Ciko, një nga anëtarët e juristë së Festivalit të 61 në RTSH e cilëson Elsa Lilën një talent dhe një produkt artistik i kualitetit të lartë.

“Elsa Lila është një produkt artistik i kualitetit të lartë të festivaleve të këngës në radio televizion. Është një talent i lartë natyror, ajo që e bën Elsa Lilën të jetë e veçantë, e bën një gjë që festivali ku ka marrë pjesë për herë të parë, ishte një periudhën kur patëm mundësi të kalonim nga festivalet në playback, në live. Unë mendoj që Elsa Lila vjen ndryshe në këtë festival, nuk është  më ajo Elsa vajzë, vjen pas një jete, është zhvilluar edhe me nota dramatike, ne e dimë të gjithë jetën e saj.  Është një këngëtare super e talentuar, është një personazh skenik dhe krijues. Ajo erdhi me një rrëfim për vetën, për dramën e familjes për përgjegjësitë e saj brenda familjes dhe është ajo qe publiku priste”, u shpreh Zhani Ciko.

Fituesja e çmimit të parë të Festivalit të Këngës në edicionin e 61 u zgjodh Elsa Lila me këngën “Evita”.

Çmimi i dytë i Fest’61 iu dha Albina Kelmendit dhe familjes së saj me këngën “Duje, këngë e cila do të na përfaqësojë në Eurovizion.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian

Fundimi dhe Valbona, çifti nga Shijaku që prej shumë vitesh kujdesen për trëndafilat dhe i shesin ato në të gjithë Shqiperinë, tregojnë për hapat e...
18:32 | 23/12/2023

A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit

Ish-kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj në një intervistë për Euronews Albania e cilësoi konspiracion idenë se ai në pozicionin e kryetarit, ai ishte...
15:55 | 24/05/2023

Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen

Në vazhdim të devocionit që Ati i Shenjtë Papa Françesku ka për Martirizimin e kombit tonë, këto ditë Ati i Shenjtë i dhuroi Shqipërisë, përmendoren...
16:32 | 13/05/2023