Biografia e Whitney Houston, vjen në ekran filmi kushtuar ikonës së muzikës botërore

24 Dhjetor 2022 | 13:49

“Whitney Houston: I Wanna Dance With Somebody,”, një film i kompanisë “Sony Pictures”, u shfaq për herë të parë në kinematë botërore ditën e premte.

“Për mua ishte një seri historish dashurie. Mendoj se kjo është mënyra e duhur për të treguar një biografi. Kjo është rruga e duhur. Ju jeni gjithnjë në kërkim të një rruge që të çon drejt historisë dhe për mua ishte kjo, një seri historish dashurie, herë të ndërlidhura dhe herë duke ndodhur në të njëjtën kohë; diku problematike dhe diku shumë të bukura”, u shpreh regjisorja Kasi Lemmons.

Filmi është menduar si një festë e mbushur me muzikë dhe si një lloj korrigjimi ndaj projekteve të tjera, që kishin një qasje më banale ndaj historisë së Huston.

“Po, unë doja ta portretizoja në mënyrën e duhur. U përpoqa ta tregoja të respektueshme, të dashur dhe madje t’i bëja homazhe asaj. Dhe të bëja që audienca ta shijonte teksa shikonte filmin, pa u larguar edhe nga telashet e saj. Pra, ka shumë zhvillime”, tha ajo më tej.

Naomi Ackie, që interpreton Houston, ndjeu peshën e përgjegjësisë në portretizimin e një ikone kaq të dashur të muzikës. Megjithatë, ajo thotë se arriti ta tejkalonte stresin.

“Po, mu desh të mësoja. Mësova se si të menaxhoja sa më mirë dhe sa më shpejt stresin. Ishte vetëm një pjesë e kësaj pune, por në aspektin e përgjithshëm, xhirimi mund të kthehet në një proces stresues ndonjëherë. Por kjo ishte diçka personale dhe unë nuk mund të bëja gjë tjetër veçse t’i ktheja në personale disa momente të jetës së saj sepse më ka pëlqyer shumë. Gjithashtu, duke ditur se njerëzit e donin shumë, në njëfarë pike duhet t’i harrosh të tjerat dhe të përkushtohesh tek puna”, u shpreh aktorja.

I shkruar nga autori i “Bohemian Rhapsody”, Anthony McCarten, filmi tregon ngjitjen e Houston, nga një  vajzë kori në Nju Xhersi në një yll botëror të muzikës, duke u fokusuar edhe tek gruaja prapa ikonës, tek telashet, triumfet e saj e deri tek vdekja në vitin 2012.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026