Toksikologu jep alarmin: Kimikatet e lodrave prekin mushkëritë, mëlçinë dhe trurin

26 Dhjetor 2022 | 08:16

Një studim i kryer në New York solli disa fakte tronditëse. U zbulua se jashtëqitjet e foshnjave kanë 10 herë më shumë mikroplastikë se jashtëqitjet e të rriturve. Kjo tregon ekspozimin e foshnjave ndaj niveleve të larta të plastikës në vitet e para.

Alban Haxhi toksikolog tha në emisionin Goodmorning Albanians në Euronews Albania se kimikatet që përmbajnë lodrat plastike janë shumë të rrezikshme për fëmijët dhe mund të prekin mushkëritë, mëlçinë dhe trurin.

Haxhi shpjegoi se elementet përbërës të plastikës, si ftalatet apo mineralet e rënda që japin butësinë dhe elasticitetin disa lodrave janë shumë të dëmshme dhe përqindja e tyre është më e madhe tek lodrat më elastike të jenë ato.

“Sa më elastike është lodra aq më e dëmshme është, në varësi të plasticitetit aq më e madhe është prania e këtyre mineraleve të rrezikshme. Slajmi p.sh, ka fenole, përbërjet e benzemit që janë toksike. Pasojat nisin që nga dëmtimet alergjike, dhe nëse kanë përbërje mërkuri mund të prekin mëlçinë, mushkërinë dhe sistemin nervor të fëmijës”, tregoi toksikologu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024