Habit gazetari nga Pekini: Këtu Tik Tok të kërkon edhe numrin e pasaportës

26 Dhjetor 2022 | 09:40

Punonjësit e kompanisë kineze të teknologjisë, ByteDance siguruan qasje në të dhënat nga platforma e mediave sociale TikTok për të gjurmuar gazetarët në një përpjekje për të identifikuar burimin e rrjedhjeve të informacioneve në media.

Sipas kompanisë, të dhënat e përdoruesve të TikTok nga dy gazetarët, të cilët punonin për Financial Times dhe BuzzFeed, u arritën teksa punonjësit e ByteDance po hetonin rrjedhjet e mundshme të punonjësve në shtyp.

Punonjësit e përfshirë, dy me bazë në Shtetet e Bashkuara dhe dy në Kinë, u pushuan nga puna pas një hetimi të kryer në emër të kompanisë nga një firmë e jashtme ligjore, CEO-t e TikTok dhe ByteDance u zbuluan punonjësve në dy email të veçantë.

Të dhënat personale të aksesuara nga llogaritë e gazetarëve përfshinin adresat IP, sipas zëdhënësit. Adresat IP mund të ofrojnë informacion për vendndodhjen e një përdoruesi.

Gazetari Edison Myrteza në një lidhje me emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania nga Pekini, tregoi se në Kinë ka shumë profile që për t’u hapur kërkojnë edhe numrin e pasaportës apo foton e pasaportës dhe gjithçka mund të merret.

Kjo, tha ai nuk përbën problem për të, pasi nuk ka asgjë për të fshehur dhe ato që poston janë foto ose video argëtuese.

“Në Kinë, në momentin që ke shumë miq, sapo hedh një foto apo video njoftimi u shkon të gjithë miqve. Edhe persona që nuk më njihnin fare më kanë bërë like dhe kjo shton numrin e shikimeve. Në Kinë  kontrollohet gjithçka. Një herë bëra një koment jo pozitiv në një postim dhe Tik Tok më bllokoi komentet për 1 javë”, tregoi gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024