Uruçi: Të krijohet shtab pune për zhvillimet në Kosovë, kush po i krijon tensionet

27 Dhjetor 2022 | 17:36

Qytetarë të Tiranës dhe aktivistë kanë zhvilluar të martën një protestë para ambasadës serbe në Tiranë.

Në lidhje me këtë organizuesi i protestës Dashamir Uruçi, në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se këto zhvillime përcaktohen nga marrëdhëniet e politikës.

Ai tha se duhet të ngrihet një shtab pune nga ana qeverive për zhvillimet në Kosovë.

“Të gjithë janë të shqetësuar për këtë situatë dhe  ne morëm nismën për organizimin e kësaj proteste. Këto zhvillime përcaktohen nga marrëdhëniet e politikës. Kjo është një protestë qytetare. Kjo protestë denoncon politikat agresive të Serbisë në territorin e Kosovës.  Ne këtu japim jo vetëm mendimet tona por të një organizate që po nis rrugëtimin drejt një organizimi të Kuvendit Kombëtar.

Në këtë situatë nuk mjafton vetëm deklarimet, mendoj se duhet të ngrihet një shtab i veçantë pune për zhvillimet në Kosovë. Një shtab pune mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Kosovës. Duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtar. Duhet të zbërthehet e vërteta në Kosovë. Nuk është qeveria shqiptare që i krijon tensionet, atje është qeveria e Serbisë që krijon tensione.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023