Trondit animalistja: Kanibalët hanë më mirë se ne, mishi i njeriut ka më shumë shije

28 Dhjetor 2022 | 09:21

Temë e diskutimit në emisionin “Goodmornings Albanian”, në Euronews, ishte trendi më i fundit në Tik Tok, “Dieta e luanit”. Një dietë e cila konsiston në konsumimin vetëm të mishit të gjitarëve për më shumë se 30 ditë. E ftuar në emision, ambientalistja dhe animalistja Jonida Çobani, tha se kjo është një formë kanibalizmi.

Ajo theksoi se diferenca midis një mishngrënësi dhe një kanibali është se ky i fundit ka shije më të mirë se njerëzit normal dhe shijon më shumë mishin e njeriut.

“Nuk e di po nuk e absorboj dot mendimin si mund të ushqehemi ne mbi dhimbjen dhe vuajtjen e një shpirti tjetër, si mund ne të marrim shpirtin e dikujt tjetër, kur shpirti yt është aq i vyer për ty. Kjo është një formë kanibalizmi. Nuk ka shumë diferencë, e vetmja diferencë është se kanibalët kanë më shumë shije se ne, dinë të hanë më mirë se ne. Në kuptimin që mishi i njeriut shijon më shumë. Kjo është diferenca midis mishngrënësve dhe kanibalëve”, tha dietologia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024