Nxiste urrejtjen fetare në facebook, SPAK mbyll hetimet për ekstremistin
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet në ngarkim të shtetasit të dyshuar për terrorizëm Ibrahim El Salih (Lekica).
El Salih rezulton i akuzuar për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, e parashikuar në nenin 232/a të Kodit Penal.
Përmes një njoftimi zyrtar SPAK bën me dije se pas hetimeve të kryera, rezulton se ky person përmes shkrimeve në gjuhën arabe në facebook, nxiste propagandën ekstremiste dhe urrejtjen fetare.
“Referuar përmbajtjes së shkrimeve të publikuara nga ky i pandehur (duke filluar nga data 22.09.2021 e në vijim) nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, transkriptimit dhe përkthimit të videove nga gjuha e huaj (arabe) në atë shqipe, është arritur në konkluzionin se, postimet e kryera përmbanin elementë të konsiderueshëm të deformimit të koncepteve fetare, të propagandës ekstremiste dhe nxitëse të urrejtjes:m thuhet në njoftimin e SPAK.
Prokuroria e Posaçme shton se: “Nëpërmjet postimit të përmbajtjes së shkrimeve nga ana e të pandehurit manifestohen thirrje, propagandë që të shtyjë personat lexues, ndjekësit e tij për të përkrahur luftën e shenjtë “xhihadin”, është solidarizuar me personat e vrarë në këtë luftë, me legjitimimin e krijimit të të ashtuquajturit shteti islam i Irakut dhe udhëheqësit e tyre, duke u solidarizuar me fitoren e luftëtarëve të shtetit islam të Irakut, ka mbështetur personat e burgosur të cilët kryejnë vepra penale dhe akte terroriste kundër disa shteteve perëndimore, ka përkrahur mobilizimin e fëmijëve në akte të dhunshme, si dhe ka synuar nxitjen dhe ka bërë thirrje publike për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”.
LEXO GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës