Kurti thirrje serbëve: Aplikoni për punë në institucionet e Kosovës

28 Dhjetor 2022 | 13:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje komunitetit serb që të aplikojë për punë në institucionet e vendit.

Gjatë fjalës së tij në një deklaratë për mediat në Prishtinë, Kurti u shpreh se pas dorëheqjes së serbëve në Veri, kërkon që në institucione të punojnë sërish serbë.

“Zbrazëtinë që ekziston brenda institucioneve tona të përbashkëta pas dorëheqjes kolektive dhe kryesisht të detyruar, të disa qindra serbëve, ne nuk duam ta mbushim me shqiptarë. Prandaj, i ftoj të gjithë serbët nga Kosova që të aplikojnë për këto vende pune, veçanërisht serbët që nuk kanë pasur asnjë shans deri më tani”, theksoi ai, teksa bëri një adresim në gjuhën serbe.

Në nëntor, qindra serbë në veri të Kosovës u larguan nga Policia e Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe institucionet lokale e qendrore.

Dorëheqjet u dhanë në shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi të qeverisë së Kosovës që kishte të bënte me rirregjistrimin e makinave me targa serbe, në ato RKS, Republika e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë

Dy shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb janë arrestuar në Zubin Potok, nën dyshime për krime lufte kundër popullësisë civile shqiptare në Kosovë. Mediat në...
10:04 | 28/07/2026

Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi këtë të hënë opinionin publik dhe anëtarësinë e saj, se Kryetari i LDK-së ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit...
15:55 | 27/07/2026

Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, e ka cilësuar si një moment historik për sportin e Kosovës nënshkrimin e Deklaratës së Synimit...
15:44 | 27/07/2026