Në kërkim të ëndrrës, 8-vjeçarja nga Durrësi fiton konkursin e bukurisë në Turqi

28 Dhjetor 2022 | 14:51

“Unë mendoj se do të bëhem vetë modele dhe do të jem unë shembull për të tjerët.” Kjo është Sibela Kurti, 8-vjeçarja miss nga Durrësi.

Ndonëse e vogël në moshë, ajo i ka të qarta idetë, se çfarë do të bëhet në jetë.

“Unë kam shumë qejf të bëhem doktoreshë, ose kirurge. Që 3 vjeçe doja të isha modele”, u shpreh vajza.

“Dua shumë të jem një modele e famshme”, tha ajo më tej.

Për të realizuar ëndrrën e saj ajo po punon që tani.

Modele në dhjetëra reklama dhe fituese e një sërë çmimesh në disa kompeticione bukurie.

“Në Durrës kam fituar ‘Shoqëruesja e dytë e miss-it’ dhe ‘Fashion Model’, ndërsa në Turqi kam fituar ‘Grand Prix’, tha ajo.

Durrsakja e vogël ishte pjesë e delegacionit shqiptar në garën botërore të modelingut për fëmijë “Golden Star Kids International 2022” zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Ajo është shqiptarja e vetme, që u vlerësua me një çmim të madh në eventimentin botëror të talenteve, ku morën pjesë 10 shtete, si: Malta, Shqipëria, Gjeorgjia, Italia, Indonezia etj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026