Shqiptarët festojnë në vendlindje, fluks në Vlorë, mbi 3500 persona vijnë nga Italia
800 persona kanë hyrë sot përmes pikës kufitare të portit të Vlorës. Ata janë përgjithësisht emigrantë të cilët kanë zgjedhur të festojmë pranë familjarëve të tyre.
Të ardhur nga qytete të ndryshme të Italisë ata shprehen se tashmë është traditë që vitin e ri ta festojnë me të afërmit në vendlindje.
“Jam i gëzuar që po vij në Shqipëri pas një viti e gjysmë dhe të shohim sesi është atmosfera. Këtu festohet më bukutr dhe pranë fam8ljes është gjithmonë mirë.”
“Kam ardhur të festoj me mamanë me vëllain, me gjithë njerëzit e mi. Nuk vij gjithmonë, por kam ardhur se dhe mamanë e kam pak pa qejf”
“Kemi fëmijët këtej, do rrimë 10 ditë. Vini çdo vit? Jo, sipas terezive”
“Jetoj në Francë, kam ardhur se kam gjithë familjen këtu”
“Nga Modena, erdha për mamanë time, do rri 10 ditë.”
“Bologna, 1 herë në vit vij”- shprehen qyetarët.
Sipas autoriteteve portuale dita me më shumë fluks ka qenë dita e Krishtlindjeve. Në 25 dhjetor nuk ka pasur nisje nga Vlora, për shkak se në Itali ishte pushim zyrtar, ndërsa në portin e Vlorës mbërritën 1500 pasagjerë dhe 300 automjete
“Krahasuar me një vit më parë jemi në një situatë më të përmirësuar për arsy se vjet ishte një situatë tjetër, sa u hoqën kufizimet , ndërsa sivjet ka një fluks më të shtuar .Ikjet janë të ulëta , nëse krahasojmë fundjavën ku kanë qenë rreth 3000 mbërritje, ikjet kanë qenë rreth 500.”- thotë Festim Skëndaj, shef i përpunimit të pasagjerëve në portin e Vlorës
Sipas autoritetit portual 3543 persona kanë hyrë përgjatë katër ditëve të fundit në portin e Vlorës, ndërsa fluksi pritet të jetë më i lartë në ditët në vijim. Sakaq porti i Vlorës ka marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin duke shtuar sportelet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Më pak blerës në treg, shkak rritja e çmimeve, tregtarët të shqetësuar për produktet
- “Vendosen baste për jetën e Martinaj”- Ish-prokurori flet për aksionin në Fushë Kuqe
- Raketa në Ukrainë | Moska: Pranoni kushtet tona, Kievi: Nuk gjunjëzohemi
Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni
Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 18:31 Përballimi i të nxehtit, sfidë e përditshme për shumicën e pensionistëve
- 18:28 Trunk Bay shpallet plazhi më i mirë në botë, Elafonissi i Greqisë renditet i dyti
- 18:23 Mancini trajneri i ri i Italisë, Ranieri drejtor teknik, Malagò shpjegon prapaskenat e Pirlo-s
- 18:21 Rrëzohet vinçi në një kantier ndërtimi në Prishtinë, humb jetën i riu. Plagoset një tjetër (VIDEO)
- 18:20 Gjiknuri: Nuk besoj se ndonjë zgjidhje absolute jep rezultat në dobi të zgjedhjeve
- 18:12 Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet