SHBA dhe BE reagojnë për tensionet në Kosovë, thirrja për palët

28 Dhjetor 2022 | 15:58

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë duke punuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të gjetur një zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Më tej ne deklaratë nënvizon se, SHBA dhe BE mirëpresin garancitë e lidershipit të Kosovës që konfirmuan se nuk ka lista për arrestimin e qytetarëve serbë, ose përndjekjen e atyre, që protestojnë paqësisht.

Departamenti i Shtetit shton se BE-ja dhe SHBA-ja u bëjnë thirrje të gjithëve që të marrin veprime të menjëhershme për uljen e tensioneve.

“Në të njëjtën kohë, sundimi i ligjit duhet të respektohet dhe çdo formë e dhunës është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”, thuhet në reagim.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar nga palët që të zbatojnë “pa vonesa të gjitha detyrimet e dialogut” për normalizimin e marrëdhënive, që ndërmjetësohet nga blloku evropian”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026