Duka: Gjiknuri ishte bujar kur tha 20 bashki për opozitën, marrim më pak të përçarë
Kryetari i PAA-së, Agron Duka tha në një intervistë për Euronews Albania se opozita pritet të humbë thellë në zgjedhjet lokale të 14 majit nëse nuk arrihet bashkimi.
Duka u shpreh se ndarja do ripërsërisë atë që ndodhi në zgjedhjet e pjesshme.
Ai theksoi se partia që drejton nuk ka asnjë bashkëpunim apo ftesë për bashkëpunim me asnjë nga grupimet brenda PD, por se me shumë mundësi do t’i bashkojnë votat me kandidatët e Berishës, që vota të mos shkojë dëm.
“Nuk shoh fitore në horizont, e kemi shumë të vështirë derisa 4 muaj para zgjedhje jemi të përçarë. Gjykimi i grupimit të Alibeajt është i gabuar, pasi votat e tyre do t’i shkojnë të majtës. Nëse bëhen rreth një kandidature, mund të fitojnë mjaftueshëm bashki që të mendojnë për zgjedhjet parlamentare. Rruga e vetme është bashkimi. Në këtë rrugë siç jemi, nëse nuk arrihet bashkimi, faturat e humbjes do i marrin këta njerëz. Nëse nuk ka bashkim, ai Gjiknuri në një deklaratë është treguar bujar, që opozita do marrë 20 bashki. Unë jam pesimist, nëse vazhdojnë të jenë të përçarë, do marrë më pak”, tha Duka.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)