Farmacistja: Rreziku nga shurupet e fëmijëve që i blini online

29 Dhjetor 2022 | 08:36

Farmacistja Alketa Bicja ngriti alarmin se prirja e blerjes së ilaçeve online është shtrirë deri tek medikamentet për fëmijë.

Në emisionin Good Morning Albanians, në Euronews Albania Bicja u shpreh se ka prindër që i dërgojnë foto të shurupeve për fëmijë të blerë online dhe të paregjistruara duke i pyetur për përdorimin.

“Ka produkte për fëmijë të paregjistruar në Shqipëri, që nga shurupet e temperaturës që duhet të ketë kaluar të gjitha hallkat e kontrollit përpara se të hidhen në treg. I marrin nga vende të ndryshme të botës në mënyra të ndryshme. Ka prindër që na dërgojnë foto dhe thonë: e bleva këtë shurupin për fëmijë, si ta përdor. Në subjektet tona ka kontrolle gjatë gjithë vitit, nëse gjendet një medikament të tillë humbin licencës, por mesa duket nuk ka një instancë që i kontrollon këto faqe online”, tha farmacistja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024