Vdekja e 48-vjeçares në zyrën e kryebashkiakes, reagon Bashkia Lushnjë
Bashkia e Lushnjës ka reaguar pas vdekjes së shtetases Shpresa Cani, 48 vjeçe në ambientet e kësaj bashkie paraditen e së enjtes.
Në një njoftim për mediat, bashkia tregon dinamikën e ngjarjes deri në vdekjen e gruas pas takimit në zyrën e kryebashkiakes Eriselda Sefa, ndërsa përgënjeshtron faktin se mes viktimës dhe kryetares së bashkisë ka pasur debat.
“Sa i përket ngjarjes, sqarojmë se të mërkurën rreth orës 11:00 pranë Zyrës së Informacionit është paraqitur shtetësja Shpresa Cani e cila kërkoi takim me Kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa.
Pak minuta më vonë Kryetarja e Bashkisë priti në zyrë të interesuarën e cila ishte e përfshirë që nga viti 2007 në kategorinë PAK si Invalide e plotë nga KMCAP me diagnoze Drepanocitoze Hemozigote (sëmundje gjaku), me pagese mujore 11 915 lekë.
Shtetësja Shpresa Cani deklaroi që jetonte vetëm me babanë dhe kërkoi nga Bashkia që përveç trajtimit me KEMP nga KMCAP, të gjendej një mundësi për ndihme shtesë për të dhe babanë e saj edhe nga ky institucion.
Pasi dëgjoi shqetësimin e zonjës Cani, kryebashkiakja Sefa thërriti drejtoreshën e Shërbimit Social pranë bashkisë Lushnje për të parë mundësinë e ndihmës shtesë nga buxheti bashkiak, përveç pagesës se invaliditetit.
Pati një dakortësi që në janar të shihej mundësia për ta futur në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak, mirëpo në një moment zonja Cani është ndjerë keq.
Menjëherë është njoftuar ambulanca dhe shefi i Komisariatit Lushnjë, z.Edvin Ndreu.
Ambulanca mbërriti brenda pak minutash në ambientet e Bashkisë duke transportuar pacienten drejt Spitalit dhe pak çaste më vonë mbërritën edhe efektivet e komisariatit Lushnjë.
Bashkia e Lushnjës përmes Kryetares së Bashkisë përgënjeshtron dhe shpreh keqardhje për informacionet abuzive të shpërndara në media lidhur me dinamiken e ngjarjes”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e bashkisë”, thuhet mes të tjerash në reagimin e bashkisë.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve