Të kërceja ditën kur vdiq shoqja ime e ngushtë, balerina tregon momentin e vështirë

29 Dhjetor 2022 | 12:15

Balerina Isida Mollaymeri rrëfeu një intervistë për Euronews Albania momentet më të vështira në  karrierë.

Mollaymeri u shpreh se parimi i profesionit të saj është që ‘shfaqja duhet të vazhdojë’ dhe pikërisht këtë ka bërë ajo në dy momente të vështira kur ka humbur njerëz të dashur.

Ajo tregoi se i ishte dashur të kërcente ditën që shoqja e saj e ngushtë, Adelajda kishte ndërruar jetë, dhe i gjithë publiku ishte ngritur në këmbë bashkë me të.

“Kur ka vdekur shoqja ime Adelajda mua më duhej të kërceja atë ditë, ka qenë opera Traviata dhe unë  isha solistja nuk kisha një zëvendësuese. Adela ka vdekur në mëngjes dhe unë duhet të kërceja në darkë. Mbaj mend që i gjithë publiku është ngritur në këmbë se unë kërceja dhe më dalloheshin lotët që rridhnin. I gjithë publiku është ngritur në këmbë dhe ka mbajtur një minutë heshtje”, tregoi balerina.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026