Sulmohen serbët në Veri, njërit i heqin targat RKS nga automjeti

30 Dhjetor 2022 | 16:23

Edhe pse barrikadat janë hequr, në veri të Kosovës janë shënuar sërish incidente.

Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci raportoi se gjatë ditës së sotme, disa serbë në veri, të cilët i kishin automjetet e regjistruara me targat RKS, janë sulmuar.

Një prej tyre, është sulmuar nga persona të maskuar dhe i kanë hequr targat e automjetit.

“Gjatë ditës së sotme ka pasur një raportim që ka pasur disa sulme ndaj serbëve që i kanë makinat të regjistruara me targat RKS. Në një rast, njëri prej tyre është sulmuar dhe i janë hequr targat nga persona të maskuar. Megjithatë, incidente të tjera nuk janë raportuar”, theksoi ndër të tjera Gjoci gjatë raportimit të tij.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë larguar barrikadat në Veri dhe se janë liruar për qarkullim dy pikat kiftare në Jarinje dhe Bërnjak.

Përmes një njoftimi, policia thotë se pas heqjes së barrikadave, dy pikat kufitare janë hapur për qarkullim pasditen e kësaj të premteje.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026