Përballja e fundit? Fati vendos sërish kundërshtarë në fushë Messin dhe Ronaldon
Messi dhe Ronaldo mund të përballen sërish si kundërshtarë në fushën e blertë, kjo pasi Paris Saint-Germain ka planifikuar të udhëtojë në Arabinë Saudite për një miqësore që do të zhvillohet më 19 janar kundër një ekipi të kombinuar nga skuadrat Al Hilal dhe Al Nassr.
Nëse ndeshja konfirmohet dhe të dy lojtarët thirren për të marrë pjesë, mund të jetë një nga shanset e fundit për të parë dy yjet që kanë dominuar vitin e fundit futbollin, duke luajtur kundër njëri-tjetrit përpara se të tërhiqen.
Ndeshja ishte planifikuar të zhvillohej në fillim të vitit 2022, por u anulua për shkak të COVID-19.
Kujtojmë se vetëm pak orë më parë Cristiano Ronaldo njoftoi kalimin tek ekipi Al Nassr në Arabinë Saudite, ku do të përfitojë të ardhura të majme prej 200 milionë eurosh në vit.
LEXONI GJITHASHTU
Ronaldo shkëlqen me dopietë dhe hyn në historinë e Botërorëve, Portugalia mund 5-0 Uzbekistanin
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit, zbulohet skema
FIFA pezullon komentatorin e Kupës së Botës që protestoi për kartonin e kuq të Almiron kundër Turqisë
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar