EMRI| Arrestohet autori i vrasjes së Edmond Papës, në kërkim bashkautori

3 Janar 2023 | 10:09

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 16 dhjetor 2022, ku mbeti i varë me armë zjarri shtetasi Edmond Papa.

Në pranga është vënë një nga autorët e krimit dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Policia tha se ka arrestuar shtetasin Albano Velo 30 vjeç, lindur në Këlcyrë Përmet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” si dhe ka shpallur në kërkim bashkautorin e tij shtetasin A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit.

Në cilësinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.

Edmond Papa u vra me armë zjarri pasditen e 16 dhjetorit në rrugën “Fadil Bodinaku” në Tiranë, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh.

Mësohet se viktima ka qenë i dënuar më parë në Greqi për drogë, por ende asgjë nuk është konfirmuar nga policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026