Bullgaria fiton akses në terminalet turke për 13 vjet

4 Janar 2023 | 10:17

Ndërmarrja shtetërore bullgare e gazit Bulgargaz dhe kompania shtetërore turke e energjisë Botas, nënshkruan një marrëveshje të martën që i jep Bullgarisë akses në terminalet turke LNG për 13 vjet.

Ministri në detyrë bullgar i Energjetikës, Rossen Hristov, i cili mori pjesë në këtë aktivitet, tha se kjo marrëveshje siguron mundësinë e blerjes së gazit nga të gjithë prodhuesit botërorë dhe shkarkimit të tij në Turqi.

Hristov e quajti nënshkrimin një moment historik, shkruan KosovaPress.

“Gjatë vitit të kaluar, ne patëm probleme serioze me furnizimin me LNG pikërisht për shkak të mungesës së infrastrukturës. Tani, së bashku me kolegët tanë nga Turqia, ne po e zgjidhim këtë problem,” shtoi Hristov.

Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez, i cili gjithashtu mori pjesë në nënshkrim, u shpreh i kënaqur që çështja e diskutuar në Stamboll në dhjetor po kthehet tani në hapa specifikë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026