Pas vizitës në Presidencë, Rama takim me krerët e institucioneve në varësi

6 Janar 2023 | 11:18

Pas takimit rreth 50 minuta që pati mëngjesin e kësaj të premteje me Presidentin Bajram Begaj, kryeministri Rama po zhvillon aktualisht një takim me drejtues të institucioneve në varësi të kryeministrisë.

Bëhet me dije se takimi po mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe së bashku me kryeministrin janë drejtuesit e OST, AKSHI-t dhe Kadastrës.

Ndërkohë që në orën 13:00 pritet që kryeministri Rama të mbajë një takim me drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Socialiste.

Takimi do të mbahet tek vila 30, në të njëjtin ambient ku Rama mbajti mbledhjen maratonë të Këshillit të Ministrave dy ditë më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026