“Të hapur të bashkëpunojmë”, Meta flet pas vizitës në selinë blu
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta theksoi se marrëdhënia e tij me PD është e shkëlqyer, ndërsa u pyet se çfarë ndodhi në selinë blu, ku Meta ishte pak më parë.
Në një konferencë për shtyp, Meta tha se janë të hapur të bashkëpunojnë me faktorë opozitarë në interes të ndryshimit të situatës në vend.
“Një gjë është e sigurt që viti 2023 do të jetë viti i ndryshimit. Përsa i përket marrëdhënies tonë me PD është një marrëdhënie e shkëlqyer dhe takimet e koordinimet tona janë të vazhdueshme. Jemi të hapur të bashkëpunojmë me faktorë opozitarë në interes të ndryshimit të kësaj situate, në interes të rivendosjes së rendit kushtetues dhe për t’i dhënë fund kapjes së shtetit. Ky korrupsion është shkaku kryesor që ne jemi të parët për varfëri jo vetëm në rajon por edhe në kontinent. Shteti është kapur nga Rilindja por opozita do të jetë kudo duke vazhduar denoncimet e saj jo vetëm mediatike por edhe në terren. Opozita do të jetë kudo që janë qytetarët shqiptarë.”- tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut