Brezovica pa borë, bizneset e konsiderojnë sezonin e dështuar, rezervimet të ulëta

8 Janar 2023 | 19:29

Një nga destinacionet më të kërkuara gjatë dimrit në Kosovë e ndoshta në rajon këtë  sezon vazhdon të jetë i qetë e me pak turistë.

Brezovica e njohur për rekreacionet dimërore këtë vit ka pasur sezon jo të mirë.

Temperaturat e larta dhe mungesa e borës kanë mbretëruar gjatë kësaj kohe. Ka pasur një numër të vogël  turistësh.

Sipas një pronari të një biznesi që gjithë veprimtarinë  e tij e ka të lidhur me borën, deri me tani sezoni ka qenë i dështuar.

‘Nuk ka pasur asgjë vetëm kemi ndenjur e kemi bërë shpenzime. Pa borë ne nuk punojmë.”- shprehet Ardijan Grazhda.

Ardijan Grazhda tregon se njëlloj ka qenë edhe njëlloj me rezervimin e dhomave e vilave që ndodhen këtu në Brezovicë.

“Edhe dhomat i kemi pasur të zëna para dy muajsh, por u anuluan të gjitha për vit të ri.”- shton Grazhda.

Së ka një rënie drastike të numrit të turistëve këtë vit thotë menaxheri i Che Fox, një nga baret më të frekuentuara në resortin e skive në Brezovice.

“Më shumë se 50% ka rënie për shkak të mungesës së borës.”- shprehet Visar Kosumi.

Megjithatë, ata ende besojnë se sezoni mund të përmirësohet edhe pse i vonuar.

“Po besojmë se shumë shpejt kanë me ndryshuar dhe ka me pas temperatura të ftohta. Ka për të pasur turistë më shumë edhe nga Kosova dhe nga Shqipëria.”- shton Kosumi.

Qendra e skijimit në Brezovicë ndodhet në komunën e Shterpcës.

Është pjesë e Parkut Kombëtar të maleve të Sharrit që shtrihen në veri dhe veri-perëndim të Kosovës.

Kjo qendër e njohur për rekreacionet dimërore është një ndër më të njohurat në vend.

Ajo frekuentohet shume, perveçse nga vendasit edhe nga turistet nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia e vende te tjera.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026