Rama fton për darkë liderët shqiptarë të RMV-së, zbulohet arsyeja
Kryeministri Edi Rama ka ftuar për darkë liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi raportoi nga Shkupi se sipas informacioneve jo zyrtare, temë e bisedës do jetë procesi i ndryshimeve kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, e cila nuk mund të miratohet pa votën e politikanëve shqiptarë
“Drejtuesit e partive politike kanë thënë që takime të tilla janë të mirëseardhura dhe askujt nuk i bëjnë dëm, pasi janë protokollare dhe në të mirë të popullit shqiptar. Jo zyrtarisht fliten gjëra të tjera se darka do të shfrytëzohen për t’u përmendur edhe një sërë çështjesh që i prekin shqiptarët e RMV-së.
Flitet më së shumti për procesin e ndryshimeve kushtetuese, në të cilin, shqiptarët kanë një rol tejet të rëndësishëm, pa votën e tyre nuk mund të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe për këtë shkak, do të flitet për rolin konstruktiv të tyre. Ende nuk kemi një njoftim mëtë saktë se cila do të jetë tema e bisedës”, raportoi Iljazi ndër të tjera.
LEXONI GJITHASHTU
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta