Bushati: Nuk e duam korrupsionin, por zgjedhim “çunat” e shkathët dhe jo të mirë
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati, ishte i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania, ku u diskutua publikimi i audio-mesazhit mes Ramës, Berishës dhe Hajdarit në vitin 1991, si dhe modeli i vendosjes së demokracisë në vend.
Bushati një pjesë të përgjegjësisë për zgjedhjen e liderëve qeverisës ia atribuoi dhe qytetarëve, të cilët sipas tij zgjedhin politikanët më të shkathët në raport me ata më të mirë.
Sipas tij ata që janë të shkathët, janë në radhë të parë për veten e tyre e më pas për qytetarët, duke nënkuptuar përfshirjen në korrupsion.
“A kanë ndonjë çik përgjegjësi qytetarët se për kë votojnë. E duan të mirë politikanin por zgjedhin atë të shkathëtin, e duan të zgjuar politikanin, por zgjedhin atë të lëvizshmin. Mbaj mend kur u ktheva për herë të parë pas studimeve të mia në Amerikë, kishte në atë kohë një Vox Pop, pyeteshin qytetarët “a ju pëlqen Fatos Nano”. E mirë thoshin për Fatos Nanon se bën dhe këtë bën dhe atë, edhe pin, edhe merr ndonjë gjë, kshu thonin qytetarët
Kur pyeteshin për Rexhep Mejdanin, thoshin burrë shumë i mirë, akademik shumë i zoti. Kur pyeteshin kë do zgjidhnin, zgjidhnin Fatos Nanon. Duhet ta pranojmë, a kanë faj dhe qytetarët, se s’janë më foshnje politike, se u bënë 30 vite që zgjedhin çunat e shkathët dhe jo çunat e mirë. Mbajini çunat e shkathët tani! Se asnjë nuk e do korrupsionin, por thonë që nuk zgjodhëm këtë çunin e mirë dhe zgjodhëm këtë të shkathëtin. I shkathëti është njëherë për vete pastaj për qytetarët”, tha Bushati.
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta