Sanitarja grabiti zyrtaren, gazetari: SPAK-u ka filluar të lëvizë për këtë çështje

10 Janar 2023 | 10:50

Gazetari Poli Hoxha thotë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka filluar të lëvizë në lidhje me grabitjen e 120 mijë eurove dhe aksesorëve të floririt, nga sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi, në banesën e zyrtares Alda Klosi.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se Klosi ka bërë shkelje, sepse një zyrtar shtetëror, nuk mund të mbajë më shumë se 3 milionë lekë në banesë.

“Kemi të bëjmë me një shifër që pranon vetë e dëmtuara, prej 120 mijë euro. Pavarësisht se thotë janë të xhaxhait, me pagën e saj, do t’i duheshin 10 vite pa i prekur paratë, që të linte mënjanë ato.

Sipas vetë një ndryshimi ligjor që ka bërë Arben Ahmetaj kur ka qenë në detyrë ministër Financash, më shumë se 3 milionë lekë të vjetra, nuk lejohet nga një zyrtar që të mbahet para cash në shtëpi. Në dijeninë time, SPAK-u ka filluar të lëvizë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026